Dy taksistë bëjnë për spital një qytetarë në Prishtinë

PUBLIKUAR

Dy taksistë në Prishtinë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një qytetarë me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fehmi Lladrovci, në Prishtinë. Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, taksistë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth udhëtarëve, e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta – shufra metalike viktimën mashkull K-Shqiptar.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së

SHIKO MË SHUMË

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...