Rashit Qalaj përfundon dëshminë në Speciale

PUBLIKUAR

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Qalaj në Speciale ka thënë se Policia e Kosovës nuk është kontaktuar asnjëherë nga Dhomat e specializuara në Hagë lidhur me aksionet e arrestimeve në Kosovë.

I pyetur nga prokuroria se a është e saktë që informacionin e parë Policia e Kosovës e mori nga konferencat për shtyp, Qalaj tha se po është e vërtetë.

Ai u pyet edhe lidhur me atë se a janë lajmëruar nga OVL-UÇK për dokumentet që kanë mbërritur në zyret e tyre.

“Policia e Kosovës është njoftuar nga mediat dhe nuk ka pasur kontakt nga askush. Policia e Kosovës që nga rasti i parë i rrjedhjes së dokumente, nuk është marr më me këtë çështje”, ka thënë ai.

Qalaj pranoi se kanë pranuar një kërkesë nga shoqatat e dala nga lufta në të cilën kanë kërkuar që Policia e Kosovës të caktojë dy zyrtarë që do t’i ruanin ata pas rrjedhjes së dokumenteve të Speciales.

“Policia  e Kosovës ka marr një kërkesë me shkrim nga shoqatat e dala nga lufta, me 6 tetor në të cilën është kërkuar që Policia e Kosovës të caktojë dy zyrtarë policor, të qëndrojnë afër zyrave të shoqatave të luftës, pasi sipas kërkesës së zyrtarëve të tyre, nga ngjarja që ka ndodhur me sjelljen e dokumenteve, këto shoqata e kanë ndjerë veten të kërcënuar dhe janë frikësuar se mund të ndodhë ndonjë incident”, tha ai në Speciale./Gaazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...