Sot në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj pritet të dëgjohet Rashit Qalaj

PUBLIKUAR

Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj në Hagë, sot pritet të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit Rashit Qalaj.

Aktualisht në këtë gjykim është duke paraqitur çështjen e saj mbrojtja e Nasim Haradinaj.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...