Maliqi: Dikur priteshim në takime nga Sekretari i Shtetit ose zv.presidenti, tash veç letra

PUBLIKUAR

Njohësi i zhvillimeve të politikës vendore e ndërkombëtare, Agon Maliqi, ka reaguar pas letrës që Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka shkruar kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

Maliqi ka nxjerrë dy konkluza nga leximi që i ka bërë të gjitha pikave që Blinken i ka specifikuar në letrën e tij, derisa thotë se në të kaluarën liderët e Kosovës priteshin nga Sekretarët e Shtetit apo zv.presidenti, derisa tash po dërgohen vetëm letra.

“Blinken ripërsëriti qëndrimin tashmë tradicional: 1) Kosova nuk zhbllokohet pa angazhim për marrëveshje në Bruksel; 2) Mbështetje për njohje nëse tregoheni bashkëpunues (shih listën e temave). Dallimi? Dikur priteshim nga Sekretarët e Shtetit ose zv.Presidenti… tash veç letra”, ka shkruar Maliqi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...