Tre hajna hyjnë në shtëpi për të vjedhur – i kap policia në flagrancë

PUBLIKUAR

Një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ është raportuar në orët e
mbrëmjes të datës 13 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar.

Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe
prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën “ Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale.

Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

SHIKO MË SHUMË

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara....