KQZ nuk miraton dërgimin në Prokurori të shkeljeve për blerjen e disa matërialeve

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka miratuar raportin e auditimit për dërgimin në prokurori të shkeljeve për blerjen e dezinfektuesve, maskave dhe pajisjeve të tjera në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar më 14 shkurt. Mes polemikave të shumta vetëm tre anëtarë nga KQZ-ja votuan pro dërgimit të këtyre shkeljeve në prokurori, ndërsa pjesa tjetër abstenuan. Ndërkohë, në mbledhjen e së enjtes, KQZ-ja miratoi edhe vendimin për ndarjen e 4.2 milionë eurove për partitë politike në vitin 2022.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi tha se shkeljet e paraqitura nga auditori i brendshëm për blerjen e dezinfektuesve duhet të dërgohen në prokurori. Ai tha se një vendim i tillë duhet të merret nga KQZ-së ose do t’i dërgojë në mënyrë individuale të njëjtat. Mbështetje atij i dha edhe kolegu në KQZ, Alim Rama.

“Ajo çka është konstatuar nga komiteti i auditimit është se ka pasur shkelje zinxhirë prej veprimit të parit deri në veprimin e fundit. Raporti është miratuar nga komiteti i auditimit. Unë si kryesues i komitetit të auditimit kam propozuar se ky raport dhe raporti i mëparshëm në lidhje me zgjedhjet të shkojnë në institucionet hetimore, nuk kemi nxjerr një vendim të tillë si komitet. Këtë çështje e kam diskutuar në KQZ, por këta nuk e kanë shpreh një vendim për t’i dërguar apo jo. Por unë personalisht kam shpreh për t’i dërguar në hetuesi, pasi ka shkelje zinxhirë në gjithë menaxhimin e atij projekti sa i përket dezinfektuesve” tha ai.

Por, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se nuk kanë asnjë obligim për t’i dërguar shkeljet në prokurori.

“Asnjë obligim se kemi t’i dërgojmë, raportet e auditimit janë publike, munden të vijnë t’i këqyr policia, prokuroria dhe kush dëshiron”, theksoi ai.

Ndërsa, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ndaj përgjegjësve për blerjen e këtyre dezinfektuesve.

“Sekretariati ka marrë veprime, ka shtuar kontrollin e brendshëm në të gjitha hallkat nga hartimi i specifikave deri tek pranimi i të gjitha materialeve. Po ashtu, ka marrë veprime edhe ndaj të gjithë stafit që kanë qenë në hartimin e specifikave dhe pranimin e mallit. Veprimet sekretariati i ka marrë dhe për këtë është vepruar në masën e madhe nga auditorët e jashtëm që kanë qenë pjesë e auditimit”, shtoi ai.

Ndërsa, përfaqësuesja nga Zyra për Regjistrimin e partive politike, Valmira Selmani, arsyetoi vendimin për ndarjen e 4.2 milionë eurove për partitë politike gjatë vitit 2022.

“Subjektet politike financohen nga buxheti i Kosovës dhe fondi për përkrahjen e subjekteve politike që funksionon në kuadër të KQZ-së. Pjesë e këtij rekomandimi është tabela për secilin subjekt në bazë të numrit të ulëseve sa i takon buxheti… Shuma është për secilin subjekt por edhe buxheti që takon për tërë vitin 4 milionë e 200 mijë euro”, deklaroi ajo.

Në mbledhjen e sotme, po ashtu u bë zëvendësimi i anëtarëve të kuvendeve komunale në komunën e Klinë, Zubin Potok, Lipjan, Rahovec, Deçan, Pejë dhe Prizren.

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...