Ju që keni fobi fluturimet, ç’duhet të bëni nëse përballeni me gjendje ankthi në aeroplan

PUBLIKUAR

Për disa njerëz, fluturimet s’janë fare problem, por s’mund të themi të njëjtën gjë për pjesën tjetër

Ka njerëz të cilët përjetojnë gjendje ankthi sa herë i duhet të udhëtojnë me aeroplan. Mendimet e këqija, frika, etj, bëjnë që shpesh gjatë fluturimit të përballeni me atakë paniku.

Ç’mund të bësh në ato momente kur e di me siguri që nuk ke nga t’ia mbathësh?

1. Fokusohuni tek ushtrimi i frymëmarrjes

Njerëzit që kalojnë gjendje ankthi zakonisht nuk marrin frymë thellë direkt nga diafragma, gjë që sjell probleme me frymëmarrjen dhe rrit nivelin e ankthit. Ekspertët rekomandojnë të merrni frymë me hundë për 4-5 sekonda dhe ta nxirrni përmes gojës për 6 sekonda të tjera. Gjatë kësaj kohe vendoseni dorën në stomak për ta ndjerë frymën tuaj. Përsëriteni disa herë.

2. Përdorni ujë të ftohtë

Në situata paniku përdorni ujin e ftohtë “për të shokuar sistemin nervor”. Do t’ju ngadalësohen rrahjet e shpeshta të zemrës dhe do të ndiheni më të relaksuar fizikisht. Kërkojini dikujt ujë të ftohtë, mbajeni shishen në duar dhe herë pas here vendoseni në qafën tuaj për t’u qetësuar, shkruan Huffington Post.

3. Fokusoje vëmendjen tek gjërat përreth

Mos e mbani mendjen tek frika dhe tek mendimet që s’po ju bëjnë të ndiheni mirë. Fokusohuni tek frymëmarrja juaj, tek stjuardesa, tek njerëzit përreth apo tek personi që keni në krahë. Do t’ju ndihmojë të shpërqendroheni, citon Anabel.

4. Pyesni një mjek për ilaçet e mundshme

Atakët e panikut janë të paparashikueshme, por nëse këto episode ndodhin shpesh e mira është të konsultoheni me një mjek. Shumë njerëz e kanë të pamundur të shmangin fluturimet, prandaj duhet të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur këtë. Me recetën e doktorit mund të merrni ilaçe për ankthin ose thjesht ta mbani në duar për çdo rast të papritur.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...