Haradinaj – prokurorit: Kishit mundësi ta kapni personin që sillte dokumentet, s’keni dashur

PUBLIKUAR

Haradinaj është pyetur nëse ka qenë në dijeni se dokumentet të cilat ishin sjell në zyrat e OVL-UÇK, e pastaj që ishin bërë publike nga zyrtarët e kësaj organizate, ishin sekrete.

Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk ju është konfirmuar se dokumentet në fjalë ishin sekrete, edhe pse ata kishin kërkuar nga hetuesit një gjë të tillë.

“Ne ju kemi pyetur edhe dy herët e para, por edhe të tretën, nëse këto dokumente janë sekrete. Asnjëherë nuk kemi marrë konfirmim se këto dokumente janë sekrete, na është thënë se janë të ndjeshme, disa prej juve nuk e kanë ditur as a janë sekrete apo jo, na kanë thënë se nuk janë”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj i është drejtuar prokurorit të Speciales duke i thënë se nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar në Kosovë do të kishte dëshirë të kapte personat që sillnin dokumentet e Speciales në zyret e OVL-UÇK, e kanë patur atë mundësi.

“Ju nëse kishit deshtë, keni mujt me i kap personat që i sillnin dokumentet tek ne. Veç dy persona me i pas lënë aty tek zyrat, e kishit kap personin e dyshuar, po s’keni dashtë. Ndoshta sepse do të ishit befasuar edhe ju, nuk e di, por sa na keni përcjell neve keni pasur mundësi të përcillni personat e dyshuar për sjelljen e dokumenteve”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se personi që kishte sjellë dokumentet herën e parë në zyret e OVL-UÇK, kishte paralajmëruar edhe dokumente të tjera, andaj do të ishte e lehtë kapja e tij kur të vinte prapë.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Besoj që presidentja e shqyrton me kujdes, kemi insistuar që të mos ngutemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar përdorimin e temave...

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...