Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mbajtjen e referendumit të Serbisë.
Borrell u deklarua sot për këtë bisedë, ku thotë se është pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, raporton Indeksonline.
Ai përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.
“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka shkruar Borrell.
Spoke to @albinkurti & @predsednikrs yesterday regarding the collection of votes in Kosovo for Sunday’s constitutional referendum in Serbia.
Collection of votes in the past has taken place through facilitation of the @OSCE. People should be able to exercise their right to vote.— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 13, 2022
Lidhur me këtë, dje është deklaruar edhe kryeministri Kurti.
Ai ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.
“Në telefon me Borrell, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratike”, ka shkruar Kurti në Twitter./Indeksonline/


