Cila është pasaporta më e fuqishme në botë dhe ku radhitet ajo e Kosovës?

PUBLIKUAR

Është publikuar Indeksi Global i Pasaportave me renditjen e të gjitha shteteve. Indeksi për vitin 2022, tregon fuqinë e pasaportave të shteteve, duke marrë parasysh faktin se në sa vende mund të shkosh, falë pasaportës që posedon.

Në indeksin për vitin 2022, Emiratet e Bashkuara Arabe del se e kanë pasaportën më të fuqishme. Ta kesh këtë pasaportë, do të thotë se mund të udhëtosh pa vizë në shumicën e shteteve, dhe janë shumë pak shtete në të cilat të kërkohet vizë për të udhëtuar.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe renditen pasaportat e Suedisë, Finlandës e Italisë, të cilat janë në rangun e dytë.

Në këtë indeks, pasaporta e Kosovës renditet në vendin e 79 për nga fuqia. Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 14 shtete, ndërsa për të shkuar në 149 shtete të tjera kërkohet patjetër viza, shkruan Gazeta Express.

Më poshtë se Kosova renditen 22 shtete të tjera, kryesisht nga Afrika, por edhe vendet aziatike si Afganistani, Pakistani, Palestina e Siria.

Në rangun e tretë të renditjes sipas fuqisë, renditen pasaportat e Gjermanisë, Holandës, Danimarkës, Austrisë, Luksemburgut, Francës, Spanjës, Zvicrës, Koresë së Jugut e ajo e Zelandës së Re.

Vlen të theksohet se pasaporta e Amerikës, shtetit më të fuqishëm në botë, renditet në rangun e 6-të për nga fuqia.

Për ta parë renditjen e plotë të pasaportave më të fuqishme për vitin 20222, klikoni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...

Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Besoj që presidentja e shqyrton me kujdes, kemi insistuar që të mos ngutemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar përdorimin e temave...

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...