Lamborghini gjatë vitit të kaluar shiti 8.405 vetura, më meritori për këtë sukses modeli Urus

PUBLIKUAR

Për rezultatet rekorde të shitjes gjatë vitit të kaluar te gjiganti italian Lamborghini – më meritori është modeli SUV – Urus.

Pas kompanive automobilistike Bentley dhe Rolls-Royce që janë lavdëruar me rezultate rekorde të shitjeve që i shënuan gjatë vitit 2021, arsye për festë ka edhe në Lamborghini – pasi vitin e kaluar shpërndau tek blerësit 8.405 vetura, që është rezultati më i mirë i arritur në historinë e kësaj kompania italiane, transmeton Telegrafi.

E duke marrë parasysh popullaritetin në rritje të SUV, nuk është për t’u befasuar që këtë rekord të shitjeve në Lamborghini më meritori është modelit Urus, i cili nga 8.405 veturat e shitura raportohet se 60 prej tyre ishin të këtij modeli.

Pra 5.021 Urus të shitur gjatë vitit të kaluar, kurse 2.586 Huracan e 798 Aventador. Për këtë sukses meritor janë blerësit në SHBA, Kinë, Gjermani dhe Britani të Madhe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...