Arrestohet personi i kërkuar nga Policia e Kosovës

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme polica në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. V., 53 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

Sot, dita më e nxehtë e javës

Sot pritet të jetë dita më e nxehtë e javës, sipas parashikimeve të Institutit...

“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” gjatë ditës së sotme,...