Fauci: Varianti Omicron do t’i infektojë pothuajse të gjithë

PUBLIKUAR

Varianti Omicron i COVID-19 ka filluar të përhapet në shumë vende të botës. Për shkak të transmetueshmërisë së shpejtë të tij, në shumë shtete ka filluar një valë e re e virusit.

“Varianti “Omicron, ka një shkallë të lartë transmetueshmërie më shumë se çdo mutacion tjetër i Covid. Ky variant do t’i infektojë pothuajse të gjithë”.

Kështu thotë eksperti amerikan për sëmundjet infektive Anthony Fauci, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë në menaxhimin e urgjencës Covid.

“Të vaksinuarit dhe ata që marrin dozën e tretë do të ekspozohen” ndaj variantit, shpjegon Fauci, dhe shumë prej tyre ndoshta do të infektohen, por, me shumë mundësi, nuk do të përfundojnë në spital dhe nuk do të vdesin”, ka theksuar ai. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...