Kosova nuk i pyet fqinjët për Forcat e Armatosura

PUBLIKUAR

Deklarata e gjeneralit të NATO-s, Philip Breedlove, se për transformimin e FSK-së në FAK duhet bashkëpunim me fqinjët, nuk është parë si kushtëzim për këtë proces.

Serbia, megjithatë do ta pengojë formimin ushtrisë së Kosovës përmes Listës Serbe. Analistët ushtarakë, ndërkaq, thonë se Kosova nuk duhet ta pyesë Serbinë për ushtrinë e saj.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se NATO-ja do të vëzhgojë se si po bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura dhe nëse Kosova do të bashkëpunojë me fqinjët që të arrijë marrëveshje. Megjithatë, kjo deklaratë nuk është konsideruar si kushtëzim që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet në marrëveshje me fqinjët.
Qeveria e Kosovës vlerëson se kjo deklaratë e gjeneralit Breedlove ka të bëjë me kontekstin e transparencës së zhvillimit të këtij procesi.
Ndërsa ekspertët e kësaj çështjeje thonë se planifikimi për formimin e ushtrisë është bërë në koordinim me SHBA-të, dhe se Kosova nuk ka nevojë t’i pyesë fqinjët. Megjithatë, sipas tyre, Serbia përmes Listës Serbe mund ta pengojë këtë proces. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...