E mitura nga Ferizaj mbetet shtatzënë me një djalë të mitur, policia ua arreston prindërit

PUBLIKUAR

Në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë është pranuar një vajzë e mitur e cila ishte shtatzënë, raporton Express

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt. E mitura ishte duke bashkëjetuar me një djalë po ashtu të mitur.

Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar prindërit e viktimës dhe të të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, prindërit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar  në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar  të  dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur policia

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...