Fadil Vokrri shënoi në total 121 gola dhe kishte 363 paraqitje për skuadrat e ndryshme vendore dhe botëore.
Ai e filloi karrierën e tij në klubin e futbollit Llapi, (i njohur atëherë si FK Lab Podujevës).
Ai u transferua në vitin 1980 më te Prishtina, ku luajti deri në vitin 1986. Për skuadrën e kryeqytetit kosovar ka shënuar 55 gola në 172 ndeshje, transmeton Telegrafi.
Vokrri ishte shumë i suksesshëm edhe me Partizanin e Beogradit, ku shënoi 18 gola në 55 ballafaqime.
Ai gjithashtu ka luajtur edhe skuadrat e tilla si Nimes, Fenerbahçe, ku trajner e kishte strategun e sotëm të Chelseat, Guus Hiddink.
Vokrri ishte lojtari i preferuar i tifozëve të Fenerbahçes. /Telegrafi/


