Policia sllovene ndalon autobusin nga Kosova, po lëvizte pa një rrotë!

PUBLIKUAR

Policët e trafikut në Slloveni mbrëmë janë përballur me një shofer 32-vjeçar nga Kosova në autostradën Lubjanë-Obrežje, i cili ishte duke vozitur një autobus pa një rrotë.

Policia u njoftua se rrota e autobusit kishte humbur gjatë ngasjes. Shoferi 32-vjeç është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për mjetet motorike.

Autobusit i mungonte një rrotë në anën e majtë të aksit të tretë, shkruan siol.net, raporton IndeksOnline.

Policia rrugore konstatoi se autobusi ishte bosh. Procedura do të inicohet edhe ndaj personit juridik ku pritet të gjobitet me 2 mijë euro./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...