Haaland do të takohet me Dortmundin për ta diskutuar të ardhmen

PUBLIKUAR

Borussia Dortmund janë në nxitim. Ekipi gjerman dëshiron të dijë sa më parë qëllimet e Erling Haaland dhe gazeta gjermane, Bild raporton se në javën tjetër do të mbahet takimi i madh mes dy palëve.

Sipas medias gjermane, Borussia Dortmund ka kërkuar një takim me babain e Haaland dhe agjentin e tij, Mino Raiola. Për të zbuluar nëse sulmuesi ka vendosur ta lë Dortmundin dhe të kërkojë aventurë të re.

Haalandit i përfundon kontrata në vitin 2024 dhe klauzola e tij është 75 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Për nënshkrimin e Haaland do të jetë një tjetër luftë mes Barcelonës dhe Real Madridit, por këtë herë jashtë fushave të blerta.

Një gjë është pothuajse e sigurt. Erling Haaland nuk pritet të largohet nga “Signal Iduna Park” në janar, kurse në verë mundësitë për largim janë shumë të mëdha. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...