Cila është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës? Flasin nga Ministra e Infrastrukturës

PUBLIKUAR

Pas reshjeve të borës qarkullimi në rrugët e vendit është vështirësuar. Detaje për këtë ka dhënë Mal Lokaj, nga Ministria e Infrastrukturës.

Pavarësisht ankesave të shumta të qytetarëve, Lokaj thotë se gjendja e rrugëve është e mirë.

“Momentalisht sipas informacioneve nga menaxherët e shtatë regjioneve të Kosovës, gjendja e rrugëve nacionale dhe regjionale, pra këto rrugë janë në kompetencë të Ministrisë, dhe du autoudhët, është e mirë. Nuk mund të themi që është perfekte, por rrugët janë të qarkullueshme në të gjitha lokacionet edhe në të gjitha pozicionet gjeografike”, tha Lokaj për RTVDukagjini.

Ai thotë se janë përgatitur dhe s’presin vështirësi në mirëmbajtjen e rrugëve as në javët e ardhshme.

“Operatorët ekonomik që janë përzgjedhur nga Ministria për mirëmbajtjen e rrugëve janë të përgatitur, me staf, me makineri dhe me materialin e nevojshëm që nevojitet për mirëmbajtjen e rrugëve”, tha Lokaj

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...