A lejohen selfiet e mjekëve në sallat e operacioneve, flasin nga SHSKUK

PUBLIKUAR

Nga SHSKUK dhe nga Oda e Mjekëve komentojnë rastet e fundit të fotografimeve të mjekëve në sallë të operacioneve.

Punën e kryejnë me shumë profesionalizëm.

Mirëpo disa prej tyre shpesh herë, këtë punë e shfaqin në rrjete sociale.

Kështu veproi së fundi edhe neurokirurgu dhe deputeti Haxhi Avdyli me disa kolegë te tij, ku me pacientin e shtrirë duke marrë anestezionin para operimit shkrepën një selfie.

Selfie jo, por një fotografi po në sallë të operacionit shkrepën edhe stafi shëndetësor në Spitalin e Gjakovës.

Këto veprime po shihen si të papranueshme nga kreu i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

E të gjithë ata që nuk përfillin rregulloren që ekziston brenda SHSKUK-së mund të përfundojnë në komision disiplinor.

Pos shkeljes së rregullores, fotografimi me pacientë përbën edhe shkelje etike.

Sipas kryetarit të Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiut telefonat mobilë nuk kanë se çfarë kërkojnë brenda sallave të operacioneve, ndërsa tregon se edhe kur mund të publikohen fotografitë.

Në sallë të operacioneve sipas rregullave është e siguruar privatësia e pacientëve, prandaj këto hapësira brenda spitaleve nuk pajisen me kamera.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

SHIKO MË SHUMË

Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me...

Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nisur procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e...

Kurti: Paga minimale nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot paga minimale u bë 500 euro. Prej...