Gjykata Speciale jep detaje për vizitën e Veselit, nuk dihet sa do të qëndrojë në Kosovë

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale ka dhënë një përgjigje për Gazetën Express lidhur me vizitën e ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, në Kosovë.

Veseli është kthyer në vendlindje pasi disa ditë më parë i vdiq nëna në moshën 93 vjeçare.

“Për shkak të arsyeve detyruese humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi Sekretarin që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për z. Veseli për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara për Gazetën Express.

Nga Specialja nuk është dhënë detaje se për sa kohë do të qëndrojë Veseli në Kosovë.

“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e z. Veseli, nuk mund të japim asnjë informacion shtesë për vizitën e kujdestarisë në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi Michael Doyle.

Veseli ka ardhur në vendlindjen e tij ku sot ka shkuar për të vizituar varrin e nënës, varrimi i së cilës u bë dje.

Para disa muajve Veseli ishte lejuar të vinte në Kosovë nga Haga edhe një herë pasi kishte ndërruar jetë babai i tij.

Ndryshe, Veseli është në paraburgim së bashku me disa ish-krerë të tjerë të UÇK-së në Hagë.

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...