Komuna e Prishtinës merr një vendim të rëndësishëm për vaksinim

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të vaksinimit në QMF 7, në Kalabri.

Zgjatja vjen pas rritjes së kërkesës nga qytetarët e Komunës së Prishtinës për vaksinim në mbrojtje nga Covid-19, raporton Indeksonline.

Drejtoria e Shëndetësisë në koordinim me komitetin për vaksinim dhe sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi morën vendim që të zgjatet orari i punës në QMF 7 në Kalabri nga orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) në orar të zgjatur prej 12 orësh (07:00-19:00) nga dita e Hënë deri të Premten, ndërsa në fundjavë (e Shtunë dhe e Diel) orari do të jetë prej orës 07:00 – 15:00.

Vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, me datë 12.01.2022./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...