Në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK kryhet një ndërhyrje e rrallë

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës – Shërbimi i Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, është kryer një ndërhyrje e rrallë dhe e suksesshme, kësaj here në bashkëpunim me Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, bëhet fjalë për implantimin e pajisjes hapshënuese të përhershme artificiale të zemrës (Permanent Pacemaker) përmes venës femorale, përkatësisht v. kava inferior te një pacient me indikacion absolut për të, ku edhe pas disa tentativave nuk ishte arritur qasja standarde për këtë procedurë (nga venat e ekstremiteteve të sipërme) për shkak të deformiteteve të theksuara të krahërorit, çrregullimit të raporteve anatomike mes enëve të mëdha të gjakut dhe kalueshmërisë së tyre- të verifikuara me metoda imazherike.

“Kjo përbën një qasje të pazakontë, të rrallë, por gjithsesi një zgjidhje alternative për një pacient kompleks, me indikacion vital për hapshënues artificial (pacemaker), të përshkruar edhe në literaturë.Intervenimi u krye për herë të parë në QKUK, në një bashkëpunim të suksesshëm mes këtyre dy shërbimeve”, thuhet nga SHSKUK.

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...