Ky qytetar që kërkon marrëveshje politike, pyet: A ka ky vend njeri të arsyeshëm? (Video)

PUBLIKUAR

Përderisa pozitë e opozitë nuk po arrijnë të gjejnë një zgjidhje për daljen nga kriza politike, një qytetar ka vendosur që i vetëm t’u bëjë thirrje dy palëve për dialog dhe të gjejnë një zgjidhje.

Haxhi Morina nga Prizreni, për herën e dytë me një pankartë po rri para Qeverisë, duke bërë thirrje që të anulohet protesta e 17 shkurtit, e paralajmëruar nga opozita si shenjë kundërshtimi ndaj Qeverisë.

“Qëllimi im është me dal kundër dhunës se zgjidhje ka”, ka thënë ai, duke mbajtur pankartën ku ndër të tjera shkruan: “A ka ky vend ndonjë njeri të arsyeshëm, apo jo”? /Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...