Dani Alves ka thënë se Barcelona do të ishte e çmendur nëse nuk do t’i ofronte Neymarit kontratë të re.
Kontrata e brazilianit përfundon në vitin 2018 dhe shumë skuadra e duan djaloshin e artë.
Babai i Neymarit ditë më parë zbuloi se për djalin e tij Manchester United ka ofruar hiq më pak se 190 milionë euro, ndërsa bashkëlojtari i tij Dani Alves ka thënë se Barca duhet të nxitojë për rinovimin.
“Nemyar po jeton ëndrrën e tij. Kam biseduar me të për largimin dhe i kam thënë se nuk ka asnjë vend tjetër më të mirë për brazilian se klubi i Barcelonës”.
“Ai ka edhe dy vite në kontratë, por nëse ata nuk i japin një të re, ata janë të çmendur”.
“Neymar do të ketë sukses si Messi, pasi ai është shumë i mirë. Askush nuk mund të bëjë atë që bën ky”, ka thënë Alves. /Telegrafi.


