“Mik e vëlla”, Rama i thotë Veliajt: Kryeqytetet tona do të jenë gjithmonë simotra

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dje ka qendruar për vizitë në kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

Atjë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, biseduan për urat e bashkëpunimit mes dy qyteteve, teksa Veliaj i dha edhe Çelësin e Qytetit Ramës.

Ky i fundit, përmes një cicërime në Twitter, ka falendëruar Veliajn për mikpritjen, duke i thënë se mezi pret vizitën e tij në Prishtinë.

“Të Faleminderit për mikpritjen miku e vëllau im Erion Veliaj. Dy Kryeqytetet tona do të jenë gjithmonë simotra dhe do të hecim së bashku në zhvillimin dhe modernizimin e tyre për të mirën e qytetarëve tanë si dhe vendeve tona! Menxi pres të iu kthej mikpritjen tuaj!”, ka shkruar Rama në Twitter, duke ndarë cicërimën e Veliajt me fotografi nga takimi dhe vizitat e realizuara dje.

SHIKO MË SHUMË

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...

IKD: Vrasja e gruas në Vitomiricë kërkon hetim të plotë të dështimeve institucionale dhe llogaridhënie konkrete

Instituti i Kosovës për Drejtësi shpreh tronditjen dhe shqetësimin e thellë për vrasjen e...

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...