Aksidenti në Lupç, vdes personi i tretë

PUBLIKUAR

Ka vdekur edhe personi i tretë i cili ka pësuar lëndime në aksidentin e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në rrugën Prishtinë-Podujevë, në Lupç.

Burimet e IndeksOnline brenda QKUK-së kanë konfirmuar vdekjen e personit të tretë nga ky aksident.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, tre prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e dy viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje ndërsa personi i tretë ka vdekur në QKUK.

Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ishte në vendngjarje janë duke u marrë me rastin./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...