Media spanjolle: Barcelona mund ta marrë Ronaldon

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo i ka thënë tashmë agjentit të tij Jorge Mendes se është ngopur me Manchester Unitedin dhe se duhet të kërkojë një ekip për të në rast se klubi anglez vazhdon me politikën e çrregullt.

Ardhja e trajnerit gjerman, Ralf Rangnick nuk ka sjellë stabilitetin e dëshiruar në skuadër, transmeton Gazeta Express.

Trajneri gjerman dëshiron të reduktojë skuadrën e tij të madhe, por gjatë këtij procesi nuk ka fituar ndaj atyre që duhet të jenë “peshat e tij të rënda” në dhomat e zhveshjes. Dhe njëri prej tyre është Cristiano Ronaldo.

Duke pasur parasysh këtë situatë të pakëndshme për Ronaldon, së bashku me marrëdhëniet e shkëlqyera të Mendes me drejtuesit aktualë të klubit të Barçës (Alemany dhe Laporta ) dhe nevojën e Xavi Hernández për të nënshkruar me një golashënes, nuk do të ishte çudi nëse emri i CR7 do të rilidhej me Barcelonën, raporton gazeta spanjolle, Sport.

Ylli portugez, me kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2023, ka treguar edhe një herë këtë sezon se marrëdhënia e tij me portën është e shkëlqyer dhe vazhdon të jetë një nga golashënuesit më të mirë evropianë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...