Juventusi e mposht Romën me rikthim në një triller të vërtetë në Olimpiko

PUBLIKUAR

Juventusi e ka mposhtur Romën 4:3 me përmbysje në rezultat të dielën, në atë që ishte mbase ndeshja më dramatike deri tani këtë sezon në Serie A. Tri gola brenda shtatë minutave dhe një pritje vendimtare e Wojciech Szczesny ia fituan tri pikë bardhezinjve në Romë.

Roma e kishte epërsinë dy herë dhe kur mendoi se e kishte futur në grusht fitoren, Juventusi përmbysi çdo gjë brenda vetëm shtatë minutave në Stadiumin Olimpik, raporton Gazeta Express.

Tammy Abraham e kaloi Romën në epërsi herët në takim, kur shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi në minutën e 11-të.

Paulo Dybala e barazoi rezultatin në 1:1 për Juven kur e mposhti portierin Rui Patricio me një goditje fantastike jashtë zonës në minutën e 18-të.

Henrikh Mkhitaryan e kaloi skuadrën vendase në epërsi për herë të dytë, kur goditja e tij e devijuar përfundoi në rrjetën e portierit Wojciech Szczesny në minutën e 48-të.

Vetëm pesë minuta më vonë, Lorenzo Pellegrini e dyfishoi epërsinë e Romës duke realizuar gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

Por kjo epërsi e skuadrës së Jose Mourinhos u përmbys brenda vetëm shtatë minutave nga djelmoshat e Massimiliano Allegrit.

Manuel Locatelli e ktheu Juven në lojë duke shënuar me kokë nga afërsia në minutën e 70, para se Dejan Kulusevski ta barazonte rezultat në 3:3 vetëm katër minuta më vonë , duke shënuar nga afërsia pas një topi të kthyer.

De Sciglio e kompletoi rikthimin mbresëlënës të bardhezinjve kur shënoi për 4:3 në minutën e 77-të.

Portieri polak Szczesny u shndërrua në hero për skuadrën torineze, pasi e priti penalltinë e Pellegrinit në minutën e 83-të, pasi Matthijs De Ligt e kishte ndalur topin me dorë në zonën e Juves dhe si pasojë u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë.

Szczesny i bëri edhe dy pritje të tjera vendimtare në kohën shtesë, kur i ndali goditjet e Carles Perezit dhe Abrahamit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...