Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku kanë humbur jetën dy persona.
Siç merr vesh Telegrafi në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërkaq përpos dy viktimave kanë mbetur të lënduar edhe disa persona.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë për të marrë informacione shtesë lidhur me rastin, dhe është në pritje të përgjigjes. Do t’ju mbajmë të informuar. /Telegrafi/



