Manchester United heq dorë nga Haaland

PUBLIKUAR

Edhe pse ishte klubi që kishte interesimin më të gjatë në transferimin e Erling Haaland, Manchester United tani ka hequr dorë nga norvegjezi.

Real Madrid dhe Barcelona pritet që të bëjnë oferta serioze për norvegjezin në verë, ndërsa një ekip tjetër që do të tentojë transferimin e sulmuesit të Drtomundit është edhe Manchester City.

United, ndërkohë e kanë larguar veten nga lista për një numër faktorësh, si ardhja e Cristiano Ronaldos dhe largimi i bashkëkombasit të Haalandit, Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Gazeta Express.

Vet qendërsulmuesi ka deklaruar që preferon një transferim në Spanjë, para vendeve tjera.

Real Madridi dëshiron të krijojë një partneritet në sulm mes Haalandit dhe Mbappes nga sezoni 2022/23.

Manchester United ndërkohë ka fokus tjetër në afatin kalimtar veror. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...