Ferizaj: Policia e kap në flagrancë shoferin që tejkaloi në vijë të plotë

PUBLIKUAR

Është kapur në flagrancë nga policia një shofer në Ferizaj duke tejkaluar në vijë të plotë një veturë.

Të njëjtit i është shqiptuar një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, derisa rasti është incizuar nga policia, transmeton Klankosova.tv.

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marrë veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” ,” thuhet në një postim në Facebook të policisë.

Tutje, bëhet apel tek shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion.

“Të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...