Dhuna në PD jehonë në botë: Luftë për pushtet në selinë blu

PUBLIKUAR

Ish- kryeministri Sali Berisha shkundi sot partinë që themeloi 30 vite më parë. Mbështetësit e tij shqyen dhe shkallmuan dyert e partisë duke u futur brenda dhe shkatërruar gjithçka që u doli përpara në katin e parë, teksa në të dytin ndodhej kupola drejtuese e PD-së zyrtare.

Pas thirrjes së Lulzim Bashës, policia e shtetit ndërhyri duke larguar protestuesit me gaz lotsjellës. Mbi 30 janë protestuesit e shoqëruar.

Jo vetëm te fqinjët, por protesta bëri jehonë në mediat botërore që i kushtuan hapësirë dhunës dhe vandalizmit që tronditi selinë e PD-së.

Policia hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë që ndodhet në një luftë për pushtet” shkruan “Reuters”.

“Sali Berisha u përjashtua nga partia vitin e kaluar pasi Uashingtoni e ndaloi atë të hynte në Shtetet e Bashkuara për korrupsion” shkruan “Euronews”.

“Jerusalem Post” thekson se “Gjatë trazirave të së shtunës, mbështetësit e Berishës përdorën çekiç për të thyer dyert”. Gjithashtu “Washington Post” ka pasqyruar lajmin.

Incidente të rënda” i cilësojnë mediat greke që shtojnë se “kriza në Partinë Demokratike të Shqipërisë ka shkaktuar shqetësim të përgjithshëm”.

Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra.

SHIKO MË SHUMË

KFOR ia uron SHBA’së Ditën e Pavarësisë: Jeni nga 31 shtetet kontribuese me ushtri

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare e...

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 250-vjetorin e...

MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se ka vendosur të vazhdojë...