Tollovia në Partinë Demokratike, reagon Edi Rama

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tollovisë që u krijua të selia e Partisë Demokratike në Tiranë, raporton Express.

Për tërë këtë situatë, Rama ka zgjedhur të reagojë me një thënie të aktorit dhe regjisorit amerikan, John Wayne

Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”, është thënia që ka publikuar Rama.

Ndryshe, në Tiranë të Shqipërisë ka përfunduar protesta e mbështetësve të ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi Policia, duke përdorur topa uji dhe gaz lotjsellës, largoi protestuesit nga selia e PD-së.

Protesta e 8 janarit u thirr nga ish-kreu i PD-së, Berisha për të marrë kontrollin e selisë së partisë. Ai ka argumentuar se lideri i PD-së, Lulzim Basha është “shkarkuar” nga ky post, përmes një referendumi brendapartiak të zhvilluar dhjetorin e vitit të kaluar. Këtë referendum e kishte iniciuar nga Berisha.

Protesta u mbyll mbi tri orë pas fillimit të saj, teksa Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga qëllimet e tij për të marrë kontrollin e selisë së PD-së.

Protestuesit tentuan të hynin në selinë e PD-së, por pak orë pas nisjes së protestës, selia u rrethau nga njësitet policore dhe autoritetet e rendit thanë se një qytetar dhe një polic janë plagosur lehtë gjatë përplasjeve.

Policia tha se ndërhyrja u bë me kërkesë të një grupi të deputetëve të Partisë Demokratike “të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit”, u tha në njoftim./Express

SHIKO MË SHUMË

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...

“SHBA s’na shpëtoi me fraza boshe”, Osmani: Kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo

Ish-presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj për Ditën e Pavarësisë së SHBA’së përcolli...