Pacolli për situatën në Kazakistan: Ka filluar puna, asnjë punëtorë s’ka kërkuar të kthehet në vendlindje

PUBLIKUAR

Kreu i AKR-së dhe pronari i “Mabetex”, Behgjet Pacolli, ka shkruar përsëri për situatën në Kazakistan dhe për situatën me punëtorët e kompanisë së tij atje pas trazirave që kanë shpërthyer atje.

Pacolli ka thënë se gjithçka është në rregull dhe se janë rikthyer punë, derisa ka treguar se deri tani asnjë punëtorë s’ka kërkuar që të kthehet në vendlindje.

“Sipas informatês së radhës, të gjitha Strukturat Menaxhuese dhe Logjistike të Mabetex Group në Kazakistan nga sot kanë filluar zbatimin e përgjegjësive dhe punimeve sipas orarit dhe planit të përcaktuar.  Jeta dhe puna në të gjithë kantierët  e Kompanisë po zhvillohet normalisht.  Siguria e punëtorëve është në nivel.

Deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë kërkese nga asnjë bashkëpunëtor që donte të linte punën dhe të kthehej në vendlindje”, ka shkruar Pacolli.

“Mabetexi menjëherë zbaton çdo kërkesë eventuale, në harmoni me masat anticovid  për kthim në vendlindje te cilit do që e konsideron  këtë opcion”, ka theksuar tutje./Express/

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...