Franca i trajton veturat si duhanin – ecni, përdorni biçikletën ose transportin publik

PUBLIKUAR

Franca ka miratuar një ligj ku u kërkon prodhuesve të veturave të reklamojnë mënyrat alternative të transportit në reklamat e tyre nga 1 marsi. Prodhuesit mund të zgjedhin nga tre mesazhe miqësore me mjedisin.

Sipas Agence France-Presse (AFP), kjo synon të ndihmojë në përpjekjet e vendit për të reduktuar ndotjen dhe emetimet.

“Përdoreni transportin publik, shkoni në punë me biçikleta, ecni kur keni distanca të shkurtra për të ecur”, këto ishin disa nga motot që mund të përdoren nga prodhuesit e veturave, raporton washingtonpost.

Ligji mbulon reklamat për TV, radio dhe ueb, madje ka hashtagun e vet: “#SeDeplacerMoinsPolluer” (lëviz dhe ndot më pak). Nga 1 marsi, reklamat e veturave duhet të tregojnë edhe sasinë e shkarkimeve të automjetit.

Mosrespektimi i ligjit mund të sjellë gjobë deri në 50 mijë euro. Franca tashmë prezantoi një taksë të re për SUV-të, përveç legjislacionit që do të ndalonte disa vetura nga qendrat e qyteteve.

Vendi gjithashtu ka miratuar tashmë një ligj që do të ndalojë plotësisht makinat e caktuara që emetojnë shumë CO2 nga viti 2028. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...