Detaje të reja të aksionit të Policisë në veri të vendit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për konfiskimin e 272 pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave, në fshatin Trebicë të Komunës së Leposaviqit.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se krahas arrestimit të një personi, pajisjet që janë konfiskuar janë Antiminer që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

“Në asistencë të këtij operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Tutje Policia ka bërë të ditur se mjetet e konfiskuara janë: Antminer S9i 14.0T-128 copë, Antminer S9 13.5T-117 copë, Antminer S9 13.0T- 5 copë, Antminer S9i 14.5T- 19 copë dhe Antminer S9 10.5T- 3 copë.

Policia ka bashkangjitur edhe një video nga ky aksion.

SHIKO MË SHUMË

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...