Presidentja Osmani u dërgon telegram ngushëllimi familjes Veseli: Bashkëndjej me ju

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Veseli, me rastin e vdekjes së Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidentja Osmani u dërgoi  një telegram ngushëllimi, ku tha se bashkëndjej me ju.

“E nderuara familje Veseli, me dhembje e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të nënës suaj, Ajshe Veseli. Ajo jetoi afër një shekull dhe ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi dhe u dëshmua, duke luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e atdhedashurisë në familje.

Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe! Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me ju”, thuhej në telegramin e ngushëllimit të Osmanit për familjen Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...