Gazetari Milaim Zeka vlerëson se zv.kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është duke gabuar njëjtë sikurse ish-presidenti, Ibrahim Rugova.
Kjo pasi që sipas Zekës, edhe Rugova, por edhe Thaçi, “i ka keqpërdorur, përkatësisht po i keqpërdor mikpritjen që ia ofronin vendet perëndimore, në krye me SHBA”.
Zeka mendon se e vërteta është, se as SHBA, eas vendet e Bashkimit Evropian, jo që nuk kanë ndonjë lider të preferuar në Kosovë, po as që mund ta gjejnë për momentin, nëse sipas tij, vërtetë i shikojnë kriteret të cilat duhet ti plotësojë një politikan.
“Të vetmin njeri që perëndimi e mbështetë në Kosovë, deshëm apo nuk deshëm ne, është presidentja Atifete Jahjaga”, ka shkruar Milaim Zeka.
Ja shkrimi i plotë i tij:
Thaçi po bënë të njejtat gabime sikurse Rugova
E dijme qe te gjithe se ish Presidenti Rugova, deri në maximum, e kishte keqeperdorur mikpritjen te cilen ia ofronin vendet perendimore te asaj kohe, ne krye me SHBA.
Kam qene vete deshmitar i atyre ngjarjeve, madje edhe perkthyes, kur i lexoja informatat ne buletinin e lajmeve te Qendres Informative te Kosoves. Nuk u besoja syve te mi. Shpesh edhe reagoja, pastaj vinin shigjetat e militanteve partiake te LDK se, te cilet shperthenin, duke thene: Ja kush po na kritikon Rugoven. Shikoni kete lesh gazetari. Degjoni kete spijun te suedezve e te nderkombetareve se si po mundohet ta zbehe figuren e ndritur te Rugoves. Ku me dite se sa po e paguajne per keto maskaralleqe, etj idiotesi te asaj kohe.
Tani, e njejta gje po perseritet nga lideri aktual, Hashim Thaçi. Personalisht kam pasur informata te dores se pare se per çfare kane biseduar autoritete amerikane me zotrin Thaçi, madje edhe vete John Kerry, po kisha menduar te hesht e te mos flas.
Mirepo, kur rrena (genjeshtra behet lajm), sigurisht qe me duhet te shkruaj dhe te flas, jo per dicka tjeter, po vetem sa per ta mbrojtur lajmin dhe te verteten.
E verteta eshte, se as SHBA, as vendet e Bashkimit Evropian, jo qe nuk kane ndonje lider te preferuar ne Kosove, as te pozites, as te opozites, po as nuk mund ta gjejne per momentin, nese vertete i shikojne kriteret te cilat duhet t i plotesoje nje politikan. Te vetmin njeri qe perendimi e mbeshtete ne Kosove, deshem apo nuk deshem ne, eshte presidentja Atifete Jahjaga.
Zoteri Thaçi, natyrisht qe nuk ka dashur t i dekonspiroje miqte amerikane, por e verteta eshte se gjate vizites se tij atje, boshti kryesor i bisedimeve, ka qene Gjykata Speciale, dhe akuzat eventuale te cilat do te ngriten mbi te dhe te tjeret.
Ne qarqet nderkombetare, te lidhura ngushte me Prokurorine e kesaj Gjykate, eshte duke u diskutuar varianti me i keq, qe nese do te akuzohet Thaci, ai te mos arrestohet e te dergohet en Hollande, por t i jipet mundesia qe te mbrohet ne liri. Kjo e drejte nuk iu dha Ramush Haradinajt.
Gjithashtu, neper keto qarqe, dhe ne analizat e sherbimeve nderkombetare ne Kosove, tani me dihet fare mire, se pozite dhe opozite, jane te bashkuar rreth krijimit te kesaj gjendje kaotike, pasiqe qe te gjithe do te jene viktima te kesaj Gjykate…
Pra, si perfundim, ndoshta ne kushtet e roberimit klasik nga ana e Serbise, deklaratate e Rugoves munde te aresyetohen, por asesi deklaratate e Thacit. Injoranti me i madhe i fshatit me te thelle malor ne Kosove, e kupton se Amerikes as qe i han baloshi se kush zgjidhet president ne Kosove, perpos qe, si vend mik, qe ka investuar shume ne projektin e Pamvaresise, sigurisht qe duan stabilitet dhe rehati ne kete vend…(sic) /Telegrafi/


