Kroacia do ta mbështesë Kosovën në gjitha proceset

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi ka pritur ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq, ndërsa kjo e fundit tha se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën në proceset integruese evropiane, si dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Selimi e falënderoi ambasadoren Kapitanoviq për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhënë Kosovës në rrafshin dypalësh dhe shumëpalësh. Ai e uroi ambasadoren për qeverinë e re kroate dhe për emërimin e saj ambasadore në Kosovë.

Zëvendësministri Selimi dhe ambasadorja Kapitanoviq diskutuan një gamë të tërë mundësish për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në planin politik dhe atë ekonomik, si dhe në fushat e arsimit, bujqësisë dhe administratës lokale.

Gjithashtu, Selimi dhe ambasadorja Kapitanoviq diskutuan marrëveshjet dypalëshe që priten të nënshkruhen së shpejti, duke filluar me marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e kulturës.

Ndërkaq, ambasadorja Kapitanoviq nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën, si hyrje të shtetit kosovar në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe se kjo do të hapë mundësi të reja për projekte konkrete në bashkëpunim sektorial dhe në transferimin e njohurive.

Në fund, ambasadorja përsëriti se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën në proceset integruese evropiane, si dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...