Vjedhje me maska e armë zjarri në filialin e një poste në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një punonjës i postës ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, persona të panjohur kanë hyrë të armatosur e të maskuar, dhe kanë vjedhur një shumë të parave, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Prishtinë 06.01.2022 – 19:06. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke  punuar në filialin e postës aty kishin hyrë dy persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre kishte pas një pistoletë në dorë dhe nën kërcënim të  armës nga fioku ia kishin marr një shumë të parave. Të dyshuarit pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar”, ka bërë të ditur policia./

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...