Giovane Elber i ka rekomanduar Robert Lewandowskit që të mos transferohet tek Real Madrid ose te Barcelona.
Ish-sulmuesi i Bayern Munchen mendon se te dy gjigantët spanjoll nuk kanë vend në formacion bazë për sulmuesin polak, i cili po kalon nëpër një periudhë fantastike në Bundesligë.
”Lewandowski nuk duhet të mendojë për ndonjë klub tjetër. Ai mund ta fitojë tripletën me Bayernin”.
”Nëse nënshkruan me Realin ose Barcelonën, atëherë ai mund të mos luajë çdo javë. Shpresoj se do qëndroj tek Bayern”, u shpreh Elber. /Telegrafi/


