Laporta pozitiv me COVID-19

PUBLIKUAR

Joan Laporta ka rezultuar pozitiv me Covid-19.  

Rastet te Barcelona me Covid-19 nuk kanë të ndalur. Pas shumë futbollistëve, tani numri një i klubit, Joan Laporta, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

Kështu, ai nuk do të udhëtojë me skuadrën as në Linares (për xhiron e 32-të të Kupës së Mbretit) dhe as në Granada (për ndeshjen e LaLiga).

Është në dyshim edhe për udhëtimin në Arabinë Saudite, atje ku Barcelona do të tentojë të fitojë Superkupën e Spanjës, ku fillimisht në gjysmëfinale do të luajë me Real Madridin për të kërkuar finalen ku do të jetë njëra prej Atleticos e Bilbaos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...