Ministri i Shëndetësisë kthehet në Kosovë

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është kthyer dje nga SHBA’ja në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Lajmin e kanë bërë të ditur për Express zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri është kthyer dje në Kosovë dhe po i kryen punët e tij si ministër i Shëndetësisë”, kanë thënë nga kjo ministri.

Ndërsa, të pyetur se a do të mund të menaxhohet gjendja me pandeminë nëse ministri i Shëndetësisë qëndron jashtë vendit, nga kjo ministri nuk janë prononcuar.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë.

Vetëm sot vendi ka regjistruar 108 raste të reja të infektuara me këtë virus.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...