Përplasje në studio, mjeku kosovar: Vaksinohuni, mos i ngoni budallenjtë

PUBLIKUAR

Mjeku shqiptar në Suedi, Rushit Arifi ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se qytetarët nuk duhet t’i dëgjojnë manipulantët e budallenjtë, të cilët sipas tij, e thonë të kundërtën.

Arifi ka thënë se njerëzit duhet të dëgjojnë atë që thotë shkenca e të vaksinohen.

“Bëj apel te njerëzit që vaksinohuni, vaksinohuni mos i ngoni manipulantat, mos i ngoni budallt, mos i ngoni jeshizinë por ngoni shkencën. Njerëzit e paditur mendojnë që sbon me u vaksinu, dëgjoni shkencëtaret”, ka deklaruar ai.

Në studio me Arifin ishte edhe Arianit Sllamniku, organizues i protestave kundër vaksinimit Anti-COVID.

Sllamniku dhe Arifi janë përplasur në lidhje me vaksinimin.

Sllamniku ka thënë se nuk është e nevojshme që qytetarët të marrin vaksinën, derisa është shprehur që Qeveria Kurti po i obligon që ta bëjnë një gjë të tillë.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...