Kodra thotë se grevat e punëtorëve shëndetësorë nuk janë të ligjshme, publikon një përgjigje nga qeveria

PUBLIKUAR

Udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti i kanë thënë se grevat në sektorin e shëndetësisë nuk janë të ligjshme, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, Kodra ka thënë se viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm.

Sipas tij, me këtë çështje do të duhej të  merreshin institucionet e drejtësisë!

Kodra u ka kërkuar punëtorëve shëndetësorë që të kërkojnë rritje të pagave, por që të mos i përdorin pacientët në këto raste.

Shkrimi i tij i plotë:

Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur e dijm se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përgjigjeja është JO, nuk është e ligjshme një grevë e tillë!

Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të  merreshin institucionet e drejtësisë!

Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëhere, por pacientët nuk u’a kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien! Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies!

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...