Policia në Ferizaj i gjen një 36 vjeçari në veturë një armë dhe një shufër metalike

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në orën 03:10, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj për mos respektim të orarit të lëvizjes, sipas vendimit të Qeverisë ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Mercedes me targa vendore dhe ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë për shkelje të masës – mos respektimi i orarit të lëvizjes, raporton Gazeta Express.

Ndërkaq sipas policisë, gjatë kontrollimit të shoferit dhe automjetit, policia ka gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me dy karikator, një fishek dhe një shufër metalike.

Policia, të dyshuarin me inicialet E.D ( M/K) 36 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar armën, karikatorët, fishekun dhe shufrën metalike.

“I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje ne pronësi, kontrolle, ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga policia

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...