PSG e “shkel” ekipin e ligës së katërt, kalon tutje në Kupën e Francës

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain e kreu detyrën në kuadër të 1/16 së Kupës së Francës. Parisienët fituan me rezultat 0:4 ndaj ekipit të kategorisë së katërt, Vannes.

Pjesa e parë ishte më e heshtur në aspektin e golave, pasi u realizua vetëm një, shkruan Gazeta Express.

Ishte Kimpembe që shënoi në minutën e 28-të të ndeshjes, pas asistimit të Mendes. Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë.

E dyta ishte e gjitha për francezin, Kylian Mbappe që realizoi hat-trik.

Fillimisht, Mbappe shënoi në minutën e 59-të, pas asistimit të Kimpembes.

Më pas, Mbappe realizoi një euro gol për 0:3, kurse gjashtë minuta më pas, Mbappe kompletoi hat-trikun.

Kështu, PSG kalon në 1/8 e finales dhe e nis vitin me fitore bindëse. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...