Coutinho pranon të largohet nga Barcelona këtë janar

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho tashmë ia ka bërë të qartë Barçës dëshirën e tij për të dalë në këtë merkato të janarit për sa kohë të ketë një ofertë tërheqëse për të vazhduar karrierën e tij.

Braziliani e kupton që nuk do të ketë vend në klubin katalonasdhe do të ofrojë lehtësira për të gjetur akomodim gjatë ditëve në vijim, raporton Sport, transmeton Gazeta Express.

Coutinho ishte i interesuar për të pasur sukses në Camp Nou, por lëndimet e tij dhe mungesa e vazhdimësisë e kanë penguar nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit të ketë sukses me klubin katalonas.

Futbollisti brazilian foli me klubin para festave të Krishtlindjeve dhe ata e informuan për situatën e tij, diçka që ai dhe ata që e rrethonin tashmë e prisnin.

Dëshira e Coutinhos është që të mund të vazhdojë karrierën e tij sportive në një projekt që ka aspirata serioze. Nuk ka dyshim se ëndrra e tij është rikthimi në Angli.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...