Në 10 ditët e para të vitit të ri sektori publik punon veç dy ditë

PUBLIKUAR

Sektori publik në Kosovë do të punojë vetëm në dy nga 10 ditët e para të këtij muaji.

Këtë e parasheh Ligji për festa zyrtare, veç se për qytetarët një gjë e tillë është e pakuptueshme.

“S’ka nevojë me zëvendësua të hënën e të martën, përveç disa festave nacionale”, tha një qytetar.

Por, fatin e këtij sektori nuk e ka edhe ai privat.

“Shumë e padrejtë po i bëhet sektorit privat si në paga, si në punë, përgjithësi”, tha Berat Ferati.

“Për sektorin privat normal që nuk është e drejtë me punu gjatë festave. Edhe ata duhet të kenë të drejtat e veta, sikur gjithë të tjerët”, tha një qytetaret tjetër.

Megjithatë, kjo në të ardhmen mund të ndryshojë.

Qeveria Kurti ditë më parë doli në mbështetje të ndryshimit të Ligjit që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në vikend. Kjo nismë është provuar të diskutohet edhe në Kuvend por që ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve të pakicës meqë pa ta ndryshimet në ligj nuk mund të bëhen./klankosova

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...